Monday, April 20, 2020
Si duhet ta mbajne fjalen sundimtaret Essays -
Si duhet ta mbajne fjalen sundimtaret Secili e di sa eshte per lavdate kur sundimtari e mban fjalen e jeton me nder e jo me dinakeri, megjithate, ne kohet tona, pervoja po tregon se vepra te medha kane bere ata sundimtare qe i kane kushtuar pak kujdes fjales se dhene e kane ditur me dinakeri t'i sjellin verdalle kokat e njerezve, e qe, me ne fund, kane triumfuar mbi ata te cilet jane mbeshtetur ne ligjshmeri. Pra, duhet te dini se ekgzistojne dy menyra lufte: me ligje e me force. E para, eshte cilesi e njeriut, e dyta, cilesi e shtazeve; mirepo, meqenese e para shpesh nuk mjafton, lypset te zbatohet e dyta. Prandaj, sundimtari duhet te dije mire te sillet me cilesite e shtazes e te njeriut. Mbasi, pra, sundimtari eshte i detyruar te dije mire te sillet si kafshe, lypset te zgjedhe prej tyre dhelpren e luanin: luanin, sepse nuk ruhet nga kurthi; dhelpren, sepse nuk ruhet nga ujqit. Duhet, pra, te jesh dhelper qe t'i njohesh kurthet, ndersa luan, qe t'i trembesh ujqit. Ata qe i trashegojne thjesht vetite e luanit, nuk ia mberrine qellimit si sundimtar. Prandaj sundimtari i mencur nuk duhet ta mbaje fjalen nese ajo shkon ne dem te tij dhe po qe se jane zhdukur shkaqet qe e kane shtyre te premtoje. Sikur te gjithe njerezit te ishin te mire, kjo keshille nuk do te ishte e mire; mirepo, mbasi jane te keqij e mbasi ata nuk do ta mbanin fjalen ndaj teje, as ti nuk duhet ta mbash ndaj tyre. Kurre sundimtarit nuk i kane munguar shkaqet e verteta per te arsyetuar mos mbajtjen e fjales. Lidhur me kete, do te mund te jepeshin shembuj te panumerta qe kane ndodhur rishtas e te tregohet se sa marreveshje per paqe, sa premtime kane mbetur te pavlere e te kota per shkak te pabesise se sundimtareve: ai qe ka ditur, te luaje rolin e dhelpres me mire, ka pasur me shume sukses. Mirepo, lypset te dish mire ta maskosh kete natyre e te jesh shtinjak i madh e hipokrit: njerezit jane aq naiv e aq u binden nevojave prezente sa qe, ai i cili mashtron, gjithmone do te gjeje sish qe lejojne te mashtrohen.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.